Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Sot nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy  persona  të dyshuar për vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar:  A. C…

Lajme

01/07/2024 16:59

Sot nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy  persona  të dyshuar për vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar: 

  • A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
  • A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e  dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.