Dy të arrestuarit për krime lufte në Mitrovicë, deklarohet Prokuroria: Janë ndaluar për 48 orë, hetimet po vazhdojnë

Dy persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net. Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht…

Lajme

28/07/2026 10:33

Dy persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net.

Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në vitin 1999, kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale thekson se hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim dhe, për të mos cenuar integritetin e procedurës penale, në këtë fazë nuk do të publikohen detaje të tjera.

Njoftimi i plotë: 
Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte
Prishtinë, 28 korrik 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).
Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjilsacionin në fuqi.
Prokuroria Speciale njofton se hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim dhe se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të bëhen publike më shumë detaje./lajmi.net/