Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit. Sipas Policisë, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit.…

Lajme

08/01/2026 17:44

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.

Sipas Policisë, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe operative, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

  • P.G., 36 vjeç

  • B.K., 28 vjeç

Të dyshuarit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve të ligjshëm, transmeton lajmi.net.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë
Prishtinë, 08 janar 2026 – Dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë janë arrestuar sot në Prishtinë, falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.
Vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar:
• P.G., 36 vjeç
• B.K., 28 vjeç
Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm./lajmi.net/