Arrestohen dy persona për të shtëna me armë në Bardhosh, u identifikuan nga videoja

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pasi janë identifikuar përmes një video-incizimi duke shtënë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, pas identifikimit, është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri një AK-47 dhe një pistoletë me 10 fishekë. Pas…

Lajme

08/11/2025 09:46

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pasi janë identifikuar përmes një video-incizimi duke shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, pas identifikimit, është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri një AK-47 dhe një pistoletë me 10 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 07.11.2025 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë identifikuar përmes një video incizimi se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, një AK 47 dhe një pistoletë me 10 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.