Arrestohen dy persona, në shtëpi iu gjetën flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste
Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste. Organet e rendit njoftojnë se dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” dhe pas intervistimit…

Lajme
Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë.
Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste.
Organet e rendit njoftojnë se dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.