Arrestohen dy persona në Rahovec, pasi në veturë iu gjet marihuanë

Dy persona janë arrestuar për shkak se në qytetin e Rahovecit u ndalën nga policia, derisa ishin në një automjet. Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të automjetit dhe personave brenda tij, policia ka gjetur nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy “grinder” për bluarjen e marihuanës.  …

Lajme

28/03/2025 17:03

Dy persona janë arrestuar për shkak se në qytetin e Rahovecit u ndalën nga policia, derisa ishin në një automjet.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të automjetit dhe personave brenda tij, policia ka gjetur nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy “grinder” për bluarjen e marihuanës.

 

Si rezultat i këtij aktiviteti, dy shtetas kosovarë, A.D. dhe S.H., janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.