Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia iu gjeti narkotikë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit njëri nga…

Lajme

14/04/2025 08:51

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/