Arrestohen dy persona në Prishtinë pasi sulmuan fizikisht një tjetër, viktima është hospitalizuar
Dy persona në Prishtinë pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër. Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim ku edhe është hospitalizuar, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë…

Lajme
Dy persona në Prishtinë pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim ku edhe është hospitalizuar, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 23.02.2025 – 20:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/