Arrestohen dy persona në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës i grabitën dy braziliane dhe një rumun duke iu marrë telefona, para e bizhuteri
Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 22:20 në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë. Në lidhje me rastin, janë arrestuar dy kosovarë për shkak se dyshohet që nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur dy braziliane dhe një rumun të cilëve iu kanë marrë dy telefona celular, 1500 euro, disa bizhuteri dhe janë larguar në…
Lajme
Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 22:20 në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë.
Në lidhje me rastin, janë arrestuar dy kosovarë për shkak se dyshohet që nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur dy braziliane dhe një rumun të cilëve iu kanë marrë dy telefona celular, 1500 euro, disa bizhuteri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy telefonat e grabitur, bizhuteritë, një pjesë të parave dhe dy thika që dyshohet se janë përdorur në rast.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 30.06.2026 – 22:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se nga tri viktimat (dy femra braziliane dhe një mashkull rumun), nën kërcënimin e thikës, ua kishin grabitur: dy telefona celular, 1500 euro, disa bizhuteri dhe më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Te të dyshuarit, njësitë policore, kanë gjetur dhe konfiskuar dy telefonat e grabitur, bizhuteritë, një pjesë të parave, si dhe dy thika të cilat dyshohet se i ishin përdorë në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Lajmi.net/