Arrestohen dy persona në Pejë, i sulmuan zyrtarët policorë derisa të njëjtit po ia shqiptonin një gjobë për kundërvajtje
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa po i shqiptonin një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Nga ky sulm kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe një nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të…

Lajme
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa po i shqiptonin një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit.
Nga ky sulm kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe një nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë / 13.07.2025 – 19:51. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/