Arrestohen dy persona në Novosellë të Pejës, vodhën 150 euro dhe një orë dore
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 06.08.2025, rreth orës 02:10, është njoftuar se në rrugën Mulla Zekë Berdynaj, në fshatin Novosell – Pejë ka ndodhur një grabitje. Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar dy (2) persona viktima të…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 06.08.2025, rreth orës 02:10, është njoftuar se në rrugën Mulla Zekë Berdynaj, në fshatin Novosell – Pejë ka ndodhur një grabitje.
Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar dy (2) persona viktima të rastit të cilët ishin ndaluar nga dy (2) persona të pa njohur dhe sipas deklarimit tё viktimave tё dyshuarit iu kanё grabitur njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe një orë dore (Fosil) e pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Pasi viktimat kishin pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Pas një pune intensive të hetuesve SRH tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.