Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dhunuan një femër të mitur në një shtëpi të pabanuar

Një femër e mitur dyshohet të jetë dhunuar nga dy persona në Mitrovicë.

Lajme

20/05/2021 09:23

Rasti në fjalë raportohet të ketë ndodhur në një shtëpi të pabanuar ndërsa nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës është theksuar se dy të dyshuarit në këtë rast tashmë janë arrestuar.

Të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit policor, teksa viktima në këtë rast është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Një rast i veprës penale ,,Dhunimi” është raportuar me datë 18.05.2021 në Mitrovicë, ndërsa pas veprimeve hetimore nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve pranë DRP-Mitrovicë Jugu dhe të Prokurorit të shtetit për të mitur të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me datë 19.05.2021 është arritur që të identifikohen dhe në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestohen dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës femër e moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor. Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Lajmi.net/