Arrestohen dy persona në Jarinjë, u kapën me pajisje për falsifikim dhe keqpërdorim të kartelave bankare
Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe dëshmi që dyshohet se lidhen me veprat penale të falsifikimit dhe keqpërdorimit të kartelave bankare. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15. Gjatë kontrollit të një automjeti me…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe dëshmi që dyshohet se lidhen me veprat penale të falsifikimit dhe keqpërdorimit të kartelave bankare.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15.
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një shtetas mashkull i Serbisë, policia ka gjetur disa kartela bankare, një laptop, aparate të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave bankare, vula të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetimin.
Të gjitha pajisjet janë konfiskuar në bashkëpunim me njësinë e Krimeve Kibernetike, ndërsa rasti është cilësuar si “Prodhim, furnizim, shitje, posedim ose dhënie në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim (lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare)”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.