Arrestohen dy persona në Gjilan nën dyshimet për marrje me prostitucion
Policia e Rajonit të Gjilanit bënë të ditur se kanë arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë, nën dyshimet për marrje me prostitucion.

Lajme
Rasti ka ndodhur mbrëmë, pas një pune operative hetimore të mirë organizuar me njësitet anti trafikim me qenie njerëzore të PK-së.
Njoftimi i plotë:
Më 15 tetor 2019 rreth orës 12:45 pas një pune operative hetimore mirë të organizuar njësite anti trafikim me qenje njerëzore të Policisë së Kosovës që veprojnë në Gjilan kanë lokalizuar dhe arrestuar dy te dyshuarit një femër dhe një mashkull pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën kundërvajtje ,,Marrje me prostitucion” sipas nenit 7- Paragrafi 03/L-142. Lidhur me rastin është njoftuar Gjyqtari ne Gjykatën Themelore Divizioni për kundërvajtje.
Rasti i kompletuar dërgohet ne procedure te shpejt në Gjykatë. /Lajmi.net/