Arrestohen dy kosovarë -tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara
Dy burra nga Kosova janë arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare në Morinë. Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë e 200 euro të padeklaruara. “Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një…

Lajme
Dy burra nga Kosova janë arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare në Morinë.
Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë e 200 euro të padeklaruara.
“Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit .
Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 mijë euro, derisa 31 vjeçarit 7 mijë e 200 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, ashtu siç parashikohet nga ligji.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 200 eurosh është sekuestruar nga autoritetet.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.