Arrestohen dy burra në Vushtrri për një vjedhje që ndodhi gjatë marsit
M. M.,42., vjeçar dhe E. Xh., 44 vjeçar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ata dy dyshohen se kishin vjedhur një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri gjatë marsit të këtij viti. “Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e…

Lajme
M. M.,42., vjeçar dhe E. Xh., 44 vjeçar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Ata dy dyshohen se kishin vjedhur një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri gjatë marsit të këtij viti.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë Vushtrri”, ka thënë policia.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, policia tha se hetuesit policorë gjatë ditës së sotme kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri “me ç’ rast kanë arrestuar dy të dyshuarit M. M.,42., vjeçar, dhe E. Xh., 44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 23 mars 2025, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri”.
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.