Arrestohen dy burra në Serbi që dyshohen se planifikonin sulme me armë ndaj Aleksander Vuçiqit dhe familjes së tij

Policia serbe, në bashkëpunim me BIA, arrestoi mbrëmë dy burra nga Kraljeva, DR dhe MR, nën dyshimin se po përgatitnin një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe një sulm ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Sipas Nova, të dy të arrestuarit janë veteranë të Brigada e 63-të e Parashutistëve, aktivë në shoqërimin e studentëve…

Lajme

24/02/2026 14:26

Policia serbe, në bashkëpunim me BIA, arrestoi mbrëmë dy burra nga Kraljeva, DR dhe MR, nën dyshimin se po përgatitnin një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe një sulm ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Nova, të dy të arrestuarit janë veteranë të Brigada e 63-të e Parashutistëve, aktivë në shoqërimin e studentëve gjatë protestave dhe bllokadave të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Ministria e Brendshme njoftoi se:

“Ata dyshohet se, nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, kanë planifikuar një përmbysje të dhunshme të rendit kushtetues dhe të organeve më të larta shtetërore të Serbisë. Për këtë qëllim, ata organizuan blerjen e armëve dhe planifikuan sulme ndaj  Presidentit Aleksander Vučić, familjes së tij, si dhe ndaj anëtarëve të Ministrisë së Brendshme, me qëllim shkaktimin e dëmtimeve trupore.”

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar pjesëmarrësit e tjerë të mundshëm në këtë plan të dyshuar./lajmi.net/