Arrestohen dy burra në Lipjan, sulmojnë një grua pas mosmarrëveshjes për një kontest pronësor

Policia e Kosovës dje në ora 12:50 ka arrestuar dy burra në qytetin e Lipjanit. Ata raportohet se kishin sulmuar një grua, pasi që kishin mosmarrëveshje për një kontest pronësor, transmeton lajmi.net. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse, dy të arrestuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Raporti i plotë: SULM…

Lajme

21/01/2026 09:34

Policia e Kosovës dje në ora 12:50 ka arrestuar dy burra në qytetin e Lipjanit.

Ata raportohet se kishin sulmuar një grua, pasi që kishin mosmarrëveshje për një kontest pronësor, transmeton lajmi.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse, dy të arrestuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

SULM

Lipjan 20.01.2026, 12:50.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/