Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë

Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat Gutiq, të cilët u suspenduan dje nga IPK-ja. Prokurorja nga Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, për lajmi.net, tha se pas pranimit të informatave nga një medium në lidhje me çështjen, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të…

Lajme

21/06/2025 20:30

Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat Gutiq, të cilët u suspenduan dje nga IPK-ja.

Prokurorja nga Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, për lajmi.net, tha se pas pranimit të informatave nga një medium në lidhje me çështjen, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të cilët mund të kenë qenë të inkrimunuar në elemente të veprave penale.

“Pas punes intensive te Prokurorit te Shtetit dhe Inspektoriarit Policorë te Kosoves, dy zyrtarë policorë pas intervistimit si te dyshuar per kryerje te veprave penale, me urdher te Prokurorit te Shtetit jane ndaluar fillimishte per 48 ore”, tha Disha-Haxhosaj.

Tutje, ajo u shpreh se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

“Prokuroria Themelore e Pejës, njëkohësisht do t’i ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore për këtë çështje penale deri në ndriçimin e plotë të saj”, tha prokurorja Disha-Haxhosaj.

Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.

Dy eprorët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. /Lajmi.net/