Arrestohen avokatja Shemsije Sheholli dhe Përmbaruesi Privat, Isak Islami, dyshohet se keqpërdorën pozitën zyrtare

Avokatja Shemsije Sheholli dhe Përmbaruesi Privat, Isak Islami janë arrestuar nga policia. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë. Të njëjtit dyshohet se kanë kërkuar shuma prej 25 mijë euro në emër të anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, lidhur me lëndën e të dëmtuarit B.S. Ata dyshohen për kryerjen e…

Lajme

02/12/2024 16:57

Avokatja Shemsije Sheholli dhe Përmbaruesi Privat, Isak Islami janë arrestuar nga policia.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet se kanë kërkuar shuma prej 25 mijë euro në emër të anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, lidhur me lëndën e të dëmtuarit B.S.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Pas një pune disa mujore të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, lidhur me hetimin e rastit të publikuar në media, ku dyshohet se kërkohen shuma prej 25 Mijë Euro në emër të anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, lidhur me lëndën e të dëmtuarit B.S.. Sot me datë 02.12.2024 si rezultat i punës hetimore janë ndaluar Sh.Sh. dhe I.I., për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 par. 1 të KPRK-së dhe veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.