Arrestohen 6 persona të dyshuar për ‘kontrabandim të mallrave’ dhe ‘shmangie nga tatimi’

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.

Lajme

26/01/2018 15:59

 Dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra (metale të çmuara) nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar (shtetas te Kosovës) shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me dt. 25/26.01.2018 në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

·         H. R.                              lindur me 1987                  m/sh/maqedonas

·         S. R.                                lindur me 1982                  m/sh/maqedonas

·         V. K.                               lindur me 1979                  m/sh/kosovar

·         V. H.                              lindur me 1961                  m/sh/ kosovar

·         B. M.                              lindur me 1961                  m/sh/ kosovar

·         F. K.                                lindur me 1988                  m/sh/ kosovar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  • 3 kg e 850 gramë stoli ari,
  • 5 kg stoli argjendi,
  • 3 revole kalibrash të ndryshëm,
  • 97 fishekë,
  • 1 veturë,
  • 3 telefona.

 Personat e dyshuar, (dy prej tyre) në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/