Arrestohen 4 persona për korrupsion, bastisen prona në Graçanicë dhe Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot më 7.12.2016, në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion policor në (4) katër lokacione të ndryshme, me ç ‘rast janë shoqëruar në polici katër (4) persona ndaj të cilëve është duke vazhduar procedura e intervistimit.

Lajme

07/12/2016 15:51

Ky operacion policor është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me “Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, Falsifikim i dokumentit zyrtar neni 434, Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme neni 332,  dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 i KPRK-ës”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e asistuar nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Prishtinë ka realizuar bastisje në (4) katër lokacione në territorin e komunës së Graçanicës dhe Prishtinës.

Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale dokumentacione relevante, të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Njëri ndër të dyshuarit M.J, viti i lindjes 1959 M/K-Serb, është në arrati dhe në kërkim policor, ndërsa katër persona të tjerë të shoqëruar në polici janë.

Personat e shoqëruar në polici janë:

  • K.R.                      lindur me 1956                                 m/sh/k
  • N.K.                      lindur me 1962                                 f/sh/k
  • F. B.                      lindur me 1952                                 f/sh/k
  • N.SH.                    lindur me 1968                                 m/sh/k

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme sipas autorizimeve të prokurorit kompetent të rastit./Lajmi.net/