Arrestohen 16 ushtarakë amerikanë

Gjashtëmbëdhjetë ushtarë të Marinës së SHBA’së janë arrestuar në një bazë në Kaliforninë Jugore për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.

Bota

26/07/2019 23:54

Ushtarakët u arrestuan në kampin Pendleton.

Tetë ushtarakë të tjerë u morën në pyetje rreth përfshirjes së tyre të mundshme në veprimtari.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy ushtarakë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente, përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim përfitimi financiar.