Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, planifikuan një përleshje fizike

Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar 15 të dyshuar për të parandaluar një përleshje të mundshme fizike ndërmjet disa të rinjve, kjo pasi ata morën një informatë për këtë paraprakisht. Policia shton se angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të…

Lajme

04/07/2025 22:40

Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar 15 të dyshuar për të parandaluar një përleshje të mundshme fizike ndërmjet disa të rinjve, kjo pasi ata morën një informatë për këtë paraprakisht.

Policia shton se angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

“Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te prindërve dhe zyrtarëve te Qendrës për Punë Sociale (QPS)”, shtohet ndër tjera nga policia.

Në fund shtohet se procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent.