Arrestimi i Nënkolonelit dhe Kapitenit Policor në Pejë, IPK dhe Prokuroria japin detaje
Përmes një deklarate të përbashkët lidhur me arrestimin e nënkolonelit Prek Tuna dhe kapitenit policor Nexhat Gutiq, të cilët u suspenduan dje nga IPK-ja, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se hetuesit e IPK-së në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë kanë vazhduar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të dyshuar të inkriminuar në…

Lajme
Përmes një deklarate të përbashkët lidhur me arrestimin e nënkolonelit Prek Tuna dhe kapitenit policor Nexhat Gutiq, të cilët u suspenduan dje nga IPK-ja, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se hetuesit e IPK-së në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë kanë vazhduar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të dyshuar të inkriminuar në elemente të veprave penale.
Veprimet hetimore kanë përfshirë përveç tjerash edhe intervistimin e personave të përfshirë në këtë rast si dhe të dyshuarve.
Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe IPK-së, dy zyrtarë policorë janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/