Arrestimi i Metës, Berisha: Është persekutim politik
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot nga Policia e Shtetit. Arrestimi i tij siç raportohet, ka ardhur me urdhër të SPAK-ut. Lajmin për arrestimin e tij, kryedemokrati Sali Berisha e ka mësuar nga mediat. Ai ka thënë se është vetëm persekutim politik pasi që nuk është publikuar asnjë fakt. “Po çdo…
Lajme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot nga Policia e Shtetit.
Arrestimi i tij siç raportohet, ka ardhur me urdhër të SPAK-ut.
Lajmin për arrestimin e tij, kryedemokrati Sali Berisha e ka mësuar nga mediat.
Ai ka thënë se është vetëm persekutim politik pasi që nuk është publikuar asnjë fakt.
“Po çdo gjë ndaj tij është politike persekutimi i Ilir Metës është politik, vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt asnjë dokument por, kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik e dofta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.