Arrestimi i katër serbëve në Gjakovë, Këshilli i Sigurisë: Institucionet e mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen e gatishmërinë

Policia e Kosovës dje rreth orës 18:30 i ka arrestuar katër serbë, të cilëve, sipas raportit 24-orësh të Policisë, u janë gjetur dy thika dhe një sëpatë. “Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të…

Lajme

06/04/2025 15:56

Policia e Kosovës dje rreth orës 18:30 i ka arrestuar katër serbë, të cilëve, sipas raportit 24-orësh të Policisë, u janë gjetur dy thika dhe një sëpatë.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sot u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës ky rast u përmend në një komunikatë të lëshuar.

Pasi u përmend gjendja e sigurisë në vend dhe “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, me përmendjen edhe të rastit në Gjakovë, tha se është kërkuar vëmendje e gatishmëri e lartë nga institucionet e mekanizmat e shtetit.

“Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, u tha në komunikatë.