Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, Abdixhiku: Institucionet e Kosovës të bëjnë veprime ndërkombëtare, jo thirrje sepse nuk janë OJQ
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me arrestimin djeshëm të ish ushtarit të UÇK-së në Serbi. Ai ka thënë se një arrestim të tille e kemi edhe të policit, Arbnor Spahiut i cili nuk po merr mbështetje institucionale. “Ne e kemi një arrestim të parë, dhe mos-interesim të plotë të institucioneve të…

Lajme
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me arrestimin djeshëm të ish ushtarit të UÇK-së në Serbi.
Ai ka thënë se një arrestim të tille e kemi edhe të policit, Arbnor Spahiut i cili nuk po merr mbështetje institucionale.
“Ne e kemi një arrestim të parë, dhe mos-interesim të plotë të institucioneve të Kosovës ndaj një polici, i cili edhe nuk merr mbështetje institucionale por as ndërkombëtare në këtë drejtim”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë veprime ndërkombëtarë për ti liruar njerëzit në rrethana të tilla.
“Prandaj, përveç thirrjeve sepse institucionet e Kosovës nuk janë OJQ të bëjnë thirrje, janë të bëjnë veprime ndërkombëtare me qëllim të lirimit të njerëzve të tyre në rrethana të tilla”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/