Arrestimi i ish-shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë as edhe një pikë idealizmi

Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar për arrestimin e ish-shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota. Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”. “Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj,…

Lajme

06/02/2026 15:21

Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar për arrestimin e ish-shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota.

Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”.

“Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj, tash e shpërblyer si aksionare në „Higjiena“, qenka arrestuar për manipulim votash.

Vjedhja e Manjollës për AAK-në tregon se në atë subjekt nuk ka ngelur as edhe një pikë idealizmi. Kur nuk ke kauzë, qëllim në vete bëhet pushteti”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/share/r/14SctLiNF8k/