Arrestimi i ish-policit në Serbi, Miftaraj: Sot të gjithë nga Qeveria duhet t’i alarmanin shtetet e BE-së, nëse dikush do i merrte seriozisht

Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar në lidhje me arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiut në Serbi, të cilin ky shtet po e akuzon për vrasje të rëndë në rastin e “Banjskës”. Miftaraj ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen nga shtetet e BE-së, në rastet kur Serbia arreston shtetas të Kosovës…

Lajme

10/06/2025 18:12

Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar në lidhje me arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiut në Serbi, të cilin ky shtet po e akuzon për vrasje të rëndë në rastin e “Banjskës”.

Miftaraj ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen nga shtetet e BE-së, në rastet kur Serbia arreston shtetas të Kosovës vetëm se janë shqiptarë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia ka guximin të inicioj rast penal për të mbrojtur një grup terrorist i udhëhequr nga Radojiçiq, i cili grup terrorist është gjykuar në publik nga tërë shtetet demokratike.

“E nje dite pas caktimit te paraburgimit te nje shtetasi te pafajshem nga Kosova per kete rast skandaloz i udhehequr nga aparati shteteror ne Serbi ne shenje hakmarrje dhe pa asnjë baze, Besnik Bislimi ne Bruksel takohet me Petkoviqin. Sot nga Kryeministri e deri te secili ambasador i Kosoves ne shtete te BE do te duhej te alarmonin shtetet e BE-se, nese dikush do te i degjonte, nese dikush do I merrte seriozisht”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i Miftarajt në Facebook: