Arrestimi i ish-policit kosovar, Koci: Shteti duhet të pezulloj menjëherë linjat tokësore, komunikimin diplomatik dhe marrëveshjet teknike me Serbinë
Avokati Arianit Koci i cili është autorizuar nga familja e ish-polit Arbnor Spahiu, i cili është ndaluar nga autoritetet serbe ka shkruar në lidhje me reagimin e dobët të institucioneve të Kosovës. Koci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Serbia në vend se t’i arrestoj organizatorët e sulmit, po i përndjek policët dhe…

Lajme
Avokati Arianit Koci i cili është autorizuar nga familja e ish-polit Arbnor Spahiu, i cili është ndaluar nga autoritetet serbe ka shkruar në lidhje me reagimin e dobët të institucioneve të Kosovës.
Koci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Serbia në vend se t’i arrestoj organizatorët e sulmit, po i përndjek policët dhe ish-policët e Kosovës dhe sipas tij, Serbia nuk po kërkon drejtësi por po bën hakmarrje politike.
Ai ka shkruar se rasti i fundit, ndalimi i qytetarit, ish-policit Arbnor Spahiu nuk ka të bëjë fare me ndonjë procedurë ligjore, por është një kidnapim politik, i kryer nga një shtet që po sillet si armik.
“Nuk ka asnjë provë. Asnjë bazë ligjore. Ka vetëm një mesazh që po tentohet të dërgohet me forcë: “Kush e mbron Kosovën – do të ndëshkohet.””, ka shkruar Koci në Facebook.
Në lidhje me këtë, ai ka thënë se reagimi i Kosovës është i dobët dhe thirrja për t’i shmangur pikat kufitare me Serbinë nga MPJD nuk kalon.
“Kur një shtet ndalon qytetarët e tu pa bazë ligjore, e godet shtetësinë – bashkëpunimi ndalet. Pikë. Prandaj, duhet shqyrtuar pezullimi i menjëhershëm i:
– Linjave tokësore
– Komunikimit diplomatik
– Marrëveshjeve teknike
Sepse nuk ka fqinjësi normale, kur policët që mbrojtën rendin – përndiqen, dhe terroristët – janë të lirë.
Kur persekutohen shtetasit kosovarë”, ka shtuar Koci ndër të tjerash. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Kocit: