Arrestimi i Hysri Selimit për spiunazh- policia sekuestroi katër telefona
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me arrestimin që i është bërë Hysri Selimit dje nën dyshimin për spiunazh. Arrestimi i tij është bërë nga njësi të specializuara të Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe AKI-në. Policia ka deklaruar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar katër telefona celularë,…

Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me arrestimin që i është bërë Hysri Selimit dje nën dyshimin për spiunazh.
Arrestimi i tij është bërë nga njësi të specializuara të Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe AKI-në.
Policia ka deklaruar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar katër telefona celularë, transmeton lajmi.net.
“Prishtinë Viti 2010. Më 06.05.2025 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunazh. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 4 telefona celularë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/