Arrestimet e xhihadistëve kosovarë në mediat ndërkombëtare
Lajmi se janë arrestuar 40 persona në Kosovë, të dyshauar për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftë në Siri dhe Irak ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.

Lajme
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se 40 persona janë arrestuar sot në Kosovë nën dyshimet se kanë luftuar me kryengritësit islamikë në Siri dhe Irak, në përpjekje për të ndalur rekrutimin e luftëtarëve vullnetarëve në këtë shtet të vogël të Ballkanit.
Kjo agjenci citon një burim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës të ketë thënë se 100-200 kosovarë besohet të kenë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.
Sipas Reuters, Kuvendi i Kosovës pritet që të shpejti ta miratojë një ligh i cili ndalon kosovarët që të rekrutohen në luftërat e huaja dhe se ligji parasheh deri në 15 vjet burg për ata që u bashkohen këtyre luftërave.
Ndërkaq, agjencia e lajmeve Associated Press raporton se operacioni i sotëm është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë kundër radikalëve islamikë në Kosovë.
AP gjithashtu ka sjellë fotografi gjatë operacionit në një xhami të improvizuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas kësaj agjencie, autoritetet kanë qenë të alarmuara pasi që numri i shqiptarëve të Kosovës që i janë bashkuar militantëve në Siri është rritur ndërsa në mediat sociale janë bërë përpjekje për të joshur më shuam ndjekës.
Lajmin për arrestimet sotme e kanë transmetuar edhe disa nga mediat amerikane, duke përfshirë këtu edhe ABC NEËS, e cila ka cituar raportimet e bëra nga AP.