Arrest shtëpiak për 12 nga 13 të kapurit në flagrancë për bixhoz në Deçan
Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin lidhur me 13 të pandehurit, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit, gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Agnesa Zeqiraj-Çetaj, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se…

Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin lidhur me 13 të pandehurit, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit, gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Agnesa Zeqiraj-Çetaj, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se ndaj 12 prej të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa ndaj të pandehurit të 13-të është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, një herë në javë, për një periudhë njëmujore.
“Lidhur me vendimin e marrë dje nga gjykata, për 12 të pandehurit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për dyshimin e bazuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas nenit 294 të KPRK-së, të lidhura me nenin 77 dhe 31.”
“Ndërsa ndaj të pandehurit të 13 është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së”, ka bërë të ditur Zeqiraj-Çetaj.