Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Arrest për femrën që i dërgoi nënës video, ku duket se është e kidnapuar! (Video+18)

10:49 | 1 Gusht 2016

Një femër nga Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara, e cila kishte probleme me nënën, ia ka dërguar asaj një video ku shihet me gojë të mbyllur me shirit ngjitës dhe duke rënkuar.

Jessica Johnson e ka filmuar vetën duke qarë, e lidhur për shtrati derisa dikush po e qëllonte në të pasme dhe fërshëllente.

Me të parë videon që ia dërgoi e bija, Chriseti e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

Njësitet policore kanë arritur me shpejtësi të lokalizojnë vendin nga u dërgua videoja, që ishte një dhomë moteli ku ajo po qëndronte me një shok.

Mësohet se 22-vjeçarja nuk është kidnapuar, ndërsa e ka bërë këtë xhirim vetëm sa për të frikësuar nënën.

Kjo e fundit e kishte përzënë vajzën nga shtëpia, sepse kishte sjellje të ulëta, dhe nuk mbante asnjë rregull shtëpiak.

Mësohet se Johnson është arrestuar dhe pritet të del para drejtësisë për këtë frikësim të pazakontë. /Telegrafi