Arratisen dy shtetas algjerian nga qendra e azilantëve në Vranidoll, policia po i kërkon

Dy shtetas algjerian janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit janë të gjinisë mashkull dhe ndodhen aktualisht në kërkim. Lidhur me rastin është…

Lajme

30/05/2025 11:32

Dy shtetas algjerian janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit janë të gjinisë mashkull dhe ndodhen aktualisht në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po e ndjek çështjen në koordinim me Policinë e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se si ka ndodhur arratisja, ndërsa nuk dihet ende nëse personat e arratisur përbëjnë ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Rasti është ende nën hetim.