Arra për një kujtesë më të mirë

Konsumimi i vetëm një grusht arrave në ditë mund të përmirësojë kujtesën, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

25/01/2015 14:17

Duke ngrënë arra, ju përmirësoni performancën e funksioneve njohëse të trurit, duke përfshirë këtu memorien, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit.
Ky studimi ishte kryer nga universiteti UCLA në Los Angeles.
 
Ata zbuluan se funksionet njohëse tek personat që konsumojnë arra janë shumë më të mira, pavarësisht moshës apo gjinisë.
Ky studim është ndër më të mëdhenjtë për arrën, cilësitë e së cilës njihen prej shekujsh. /ikub.al