Aromë Kimi
Kim Kardashian i ka gëzuar adhuruesit e saj me lajmin se është tashmë është i gatshëm parfumi u saj i pestë - “Pure Honey”. Dëshiron që parfumi të jetë i lehtë dhe i ëmbël, por edhe joshës. \"Si gra, ne i kemi këto tri natyra”.

ShowBiz
Starleta Kim Kardashian ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter me imazhin e parfumit të saj të ardhshëm.
Ajo ka thënë se është shumë e emocionuar që parfumi i saj i pestë është gati dhe mezi pret që adhuruesit ta vlerësojnë atë.
“Kam dashur që Pure Honey të jetë i lehtë dhe i ëmbël, por edhe joshës. Si gra, ne i kemi këto tri natyra”.
Parfumi do të përmbajë nuanca të trëndafilit të kuq, vanillës, moshusit dhe, natyrisht – mjaltit.