Aroma e formon memorien e njeriut

Studimet më të reja raportojnë se parfumet dhe aromat e ndryshme mund të formojnë bazën e disa memorieve të rëndësishme te njeriu.

Lifestyle

24/03/2014 13:36

Shkencëtarët Judith Reinhard dhe Charles Claudianos kanë zbuluar se aroma që merr njeriu ndihmon në forcimin e memories së tij.

“Novelisti francez, Marcel Proust, në novelën e tij ‘Remembrance of Things Past’, ka shpjeguar se si kujtimet e tij fëmijërore kanë filluar të zhvillohen kur atij i është dhënë një tortë e zhytur në çaj e cila kishte aromë të fortë”.

“Studimi gjithashtu mund të sigurojë mjete për të gjetur probleme të hershme me formimin e memories dhe rikthimin në tru të memories së humbur”, përfundoi Claudianos.