Arnold rikuperohet nga lëndimi
Mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold është rikuperuar nga lëndimi.

Sport
Arnold pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Arsenalit, muajin e kaluar dhe mungoi në ndeshjen e Kupës FA ndaj Nottingham Forest.
Megjithatë, lëndimi i tij nuk ishte aq serioz sa mendohej në fillim.
Anglezi tashmë është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij. Këtë e konfirmoi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
“Trent u stërvit dje dhe do të jetë në stërvitje të plotë sot – dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”, ishin fjalët e Klopp, përcjell lajmi.net.
Mbrotjësi I ‘Reds’ ka më shumë asistime se çdo lojtar tjeter i Liverpool këtë sezon, gjithsej 16 në 35 paraqitje./Lajmi.net/