Armët kimike shkatërrohen gjetiu

Mbikëqyrësi Global i Armëve Kimike ka miratuar planin formal për shkatërrimin e armëve kimike të dala nga Siria. Ky vendim ka ardhur pak kohë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha “Jo” demolimit të këtyre armëve në Shqipëri.

Bota

16/11/2013 10:24

Është miratuar plani formal për shkatërrimin e armëve kimike të dala nga Siria.

Këtë vendim e ka marrë Mbikëqyrësi Global i Armëve Kimike, pavarësisht se Shqipëria ka refuzuar çmontimin e tyre në brenda territorit të këtij shteti.

Megjithatë, ende nuk janë dhënë detaje se ku dhe kur do të ndodhë shkatërrimi i këtyre armëve.

“Lëndët më të rrezikshme kimike do të dalin nga Siria në fund të 2013. Mbi 60% e armëve të pambushura dhe bombave janë shkatërruar”, është thënë në mbledhjen Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) në Hagë.

Dje pas një presioni të madh të bërë nga mijëra qytetar të mbledhur në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë u detyrua t’i thotë jo shkatërrimit të armëve brenda territorit të Shqipërisë.

Kërkesa e Bashkësisë Ndërkombëtare drejtuar Shqipërisë për të qenë pjesë e shkatërrimit të armeve kimike të dala nga lufta civile në Shqipëri, kishte mbajtur në ankth qytetar të shumtë për disa ditë.

Ndër kritikuesit e shumtë të kësaj ideje, ishin edhe opozita.