Armëpushimi në Ukrainë po shkelet çdo ditë
Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka thënë se armëpushimi në Ukrainën lindore “është duke u shkelur në baza ditore”.

Bota
Këtë deklaratë Nuland e ka bërë pas takimeve të sotme që ka pasur me zyrtarë rusë në Moskë, raporton REL.
Ajo ka thënë se armëpushimi në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës është duke u bërë “pa ndërpre”.
Nuland ka thënë se janë rebelët pro-rusë ata që janë përgjegjës për një mori shkeljesh.
Ajo ka bërë thirrje që monitoruesit e OSBE-së të lejohen të shkojnë në zonën e konfliktit për të verifikuar si po zbatohet armëpushimi i nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë në muajin shkurt.
Ajo ka thënë se diskutimet me të dy zyrtarët rusë kanë qenë “shumë të detajuara…dhe shumë pragmatike”.
Nuland gjithashtu është takuar me aktivisten e njohur të të drejtave të njeriut, Ludmila Aleksejeva.