Armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, Ramadani: Përshkallëzimi i jashtëzakonshëm është evituar, Kosova të ketë qartësi strategjike
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, dhe armëpushimin dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit. Ai ka thënë se bota nuk është më e sigurt nga mbrëmë, por që sipas tij një përshkallëzim i jashtëzakonshëm është evituar. “Bota do të jetë më e…
Lajme
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, dhe armëpushimin dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit.
Ai ka thënë se bota nuk është më e sigurt nga mbrëmë, por që sipas tij një përshkallëzim i jashtëzakonshëm është evituar.
“Bota do të jetë më e sigurt kur regjimet si ai i Ajetollahëve në Iran së pari nuk mund të kenë programe për armë bërthamore dhe së dyti rrëzohen nga brenda. Këmbëngulja ushtarake e Presidentit Trump dobësoi Iranin si fuqi rajonale destabilizuese. Lufta nuk ka përfunduar”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë qartësi strategjike dhe institucionale në këto rrethana të rënduara ndërkombëtare.
“Kjo që shohim brenda nesh për kohë tashmë relativisht të gjatë është saktësisht ajo që nuk duhej parë. Në cilindo manual të sigurisë, stabiliteti institucional i shtetit është bazik”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: