Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se nga sot pasaporta e Republikës së Kosovës do të njihet zyrtarisht edhe nga shteti i Armenisë.   Ahmeti ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare.   “Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon…

Lajme

20/12/2024 16:32

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se nga sot pasaporta e Republikës së Kosovës do të njihet zyrtarisht edhe nga shteti i Armenisë.

 

Ahmeti ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare.

 

“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar Ahmeti.