Armend Zemaj: Llapi edhe kësaj here tregoi njëzëri se është i LDK-së, bashkë drejt fitores së 7 qershorit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka qëndruar së fundi në Podujevë, ku ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj komune. Pas takimeve që pati me këta të fundit, Zemaj deklaroi se Llapi edhe kësaj here tregoi njëzëri se është i LDK-së, transmeton lajmi.net. Ai tha se në Llap…

Lajme

05/06/2026 09:50

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka qëndruar së fundi në Podujevë, ku ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj komune.

Pas takimeve që pati me këta të fundit, Zemaj deklaroi se Llapi edhe kësaj here tregoi njëzëri se është i LDK-së, transmeton lajmi.net.

Ai tha se në Llap patën një pritje të jashtëzakonshme, e mbështetje me entuziazëm të madh.

“Faleminderit Llap. Bashkë, shkojmë drejt fitores së 7 qershorit!”,tha Zemaj./Lajmi.net/