Armend Zemaj kritikon ashpër Qeverinë Kurti: “Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, duke e cilësuar atë si autokratike dhe të korruptuar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Zemaj ka kritikuar veprimet e ekzekutivit në disa sektorë kyç, duke thënë se këto përbëjnë kapje të shtetit dhe hakmarrje politike. Sipas tij,…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, duke e cilësuar atë si autokratike dhe të korruptuar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zemaj ka kritikuar veprimet e ekzekutivit në disa sektorë kyç, duke thënë se këto përbëjnë kapje të shtetit dhe hakmarrje politike.
Sipas tij, ndërprerja e financimit për RTK-në është një përpjekje për të dobësuar mediat e pavarura, ndërsa bllokimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhet me frikën e Qeverisë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, transmeton lajmi.net
Zemaj po ashtu akuzon Qeverinë për ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje, duke u mohuar atyre buxhetin e nevojshëm për zhvillim. Ai shton se ndërprerjet e energjisë për biznese po dëmtojnë rëndë ekonominë dhe po rrisin varfërinë te qytetarët.
“Por ajo që nuk ndalet kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret ‘nën tavolinë’”, shkruan Zemaj, duke aluduar në mungesë transparence dhe në keqpërdorime të mundshme në prokurim publik.
Në fund, ai thekson se kjo nuk është më qeverisje në detyrë, por një ushtrim arbitrar i pushtetit që shkel mbi interesin publik dhe demokracinë.
Postimi i plotë:



