Armend Zemaj i përgjigjet Lamës: Nuk ka qenë marrëveshja mes Haradinajt e Tahir Zemajt, por mes shtabeve
Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, gjatë një interviste në “Pressing”, më 24 prill, kishte shkaktuar debat për deklaratat e tij për Tahir Zemajn. Armend Zemaj ka thënë se s’ka pasur marrëveshje personale mes Tahir Zemajt e Ramush Haradinaj, por mes shtabeve të tyre. “Brigadat e komanduara nga koloneli Tahir Zemaj dhe shtabi i Glloganit…

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, gjatë një interviste në “Pressing”, më 24 prill, kishte shkaktuar debat për deklaratat e tij për Tahir Zemajn.
Armend Zemaj ka thënë se s’ka pasur marrëveshje personale mes Tahir Zemajt e Ramush Haradinaj, por mes shtabeve të tyre.
“Brigadat e komanduara nga koloneli Tahir Zemaj dhe shtabi i Glloganit i komanduar nga Ramush Haradianj, e kanë gjetur atë kompromisin dhe është formu zona e tretë në rrafshin e zonës Dukagjinit”, ka thënë ai.
“Nuk ka qenë marrëveshje mes Tahirit dhe Ramushit, s’ka qenë marrëveshje mes dy personave, por shtabit që ka hyrë në qershor të vitit 199 që ka qenë brigada e plotë”, ka deklaruar Zemaj.
Zemaj tha se sikur Tahir Zemaj të merrte anën tjetër do konsiderohej hero.