Armë nga Kosova e Shqipëria në duart e terroristëve francezë?

Prokurori francez Francois Molins ka thënë se terroristët që janë fajtorë për vdekjen e 17 njerëzve në Francë, bartnin armë të llojit AK-47, që sipas tij, me siguri kanë prejardhje nga Ballkani. 

Lajme

10/01/2015 17:11

Miliona armë automatike nga lufta në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, janë vjedhur dhe shitur për konsumatorët në Evropën jugore, një pjesë e madhe e armëve përfundoi në Francë, shkruan portali Gunpolicy, transmeton lajmi.net. 

Është vlerësuar se në Francë ka 10-20 milion armë të paligjshme. Një pjesë e tyre vlerësohet se janë blerë në vendet e Ballkanit. 

Portali thotë se derisa në disa vende AK-47 kushton nga 1 mijë deri në 1 mijë e 100 euro, në Shqipëri një kallashnikov, mund të blihet edhe me 50 euro, shkruan InternationalBusinesTimes. (lajmi.net)