Armë e thikë në një përleshje në Prizren, lëndohet polici dhe tre të dyshuar

Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë incidentit një zyrtar policor dhe tre të dyshuar kanë pësuar lëndime. Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:45, në rrugën “Brigada 125”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit kishte armë zjarri, ndërsa…

Lajme

20/09/2026 08:52

Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë incidentit një zyrtar policor dhe tre të dyshuar kanë pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:45, në rrugën “Brigada 125”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit kishte armë zjarri, ndërsa një tjetër mjet të mprehtë-thikë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Njeri nga të dyshuarit ka pas armë zjarri ndërsa një tjetër mjet të mprehtë-thikë”, thuhet në raport.

Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu, edhe tre të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/