Armando Broja për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea, është klubi i jetës sime

Armando Broja ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te Chelsea. Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, sulmuesi deklaroi se është i lumtur te Chelsea dhe s’e ka ndërmend të ndërrojë ambient, të paktën jo tash për tash, transmeton lajmi.net. “Marrëveshja e re afatgjatë me Chelsea është një mundësi e madhe…

Sport

01/11/2022 16:49

Armando Broja ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te Chelsea.

Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, sulmuesi deklaroi se është i lumtur te Chelsea dhe s’e ka ndërmend të ndërrojë ambient, të paktën jo tash për tash, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja e re afatgjatë me Chelsea është një mundësi e madhe për mua dhe familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë”, tha fillimisht ai.

“Dua të vazhdoj të përmirësohem si person dhe lojtar. Nuk ka shumë klube më të mira për të mësuar se Chelsea”, përfundoi Broja. /Lajmi.net/